Dymbëdhjetë vende kanë raportuar praninë e një lloj hepatiti akut të panjohur tek fëmijët. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë deri tani është regjistruar një rast vdekjeje.
Së fundmi kryetarja e mjekeve të spitalit Athine-Pire, Matina Pagoni, theksoi se: “Hepatiti tek fëmijët e vegjël, sidomos deri në moshën 5-6 vjeç, është shqetësues, sepse në 10% të fëmijëve të sëmurë, janë bërë transplante. Sigurisht, të gjithë ishin të suksesshëm, por ne patëm një vdekje, siç njoftoi OBSH”.
Siç tha ekspertja, shkaku i shpërthimit të hepatitit është ende duke u hetuar, duke theksuar se “besojmë se bëhet fjalë për një adenovirus”.
Megjithatë, duke folur për Sky, mjekja sqaroi se nuk ka lidhje me vaksinat, pasi asnjë nga fëmijët e sëmurë nuk ishte vaksinuar, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që të ketë lidhje me koronavirusin. Megjithatë, zonja Pagoni theksoi se nuk ka nevojë për panik, pasi mjekët e dinë se si trajtohet hepatiti. Në të njëjtën kohë, ajo bëri thirrje për respektim të rreptë të masave higjienike, pasi hepatiti është ngjitës.