Vendimi i heqjes së abonesë së përgjithshme ka shkaktuar shumë pakënaqësi tek qytetarët e Tiranës të cilët pasditen e sotme kanë organizuar një protestë përballë Bashkisë së Tiranës ku kundërshtojnë vendimin e Bashkisë.
Qytetarët janë shprehur të pakënaqur nga ky vendim dhe kërkojnë anulimin e tij duke qenë se heqja e abonesë së përgjithshme i rëndon shumë ata dhe janë të detyruar të ecin në këmbë. Per ta shqetësim është edhe mungesa e abonesë studentore.
Në protestë kanë marrë pjesë edhe studentë të cilët janë të punësuar në kryeqytet dhe janë shprehur se i duhet të ndryshonjë disa urbanë për të shkuar në punë dhe kjo i detyron ata të blejnë tre abone gjë e cila është e papërballueshme për një student.
Organizimi i protestës ishte paralajmëruar që do të mbahej pasditen e sotme në orën 18:00 pasi ishin shpërndarë postera kudo me mbishkrime “Refuzo biletën. Rikthe abonenë. Protesto”.
Me një abone 1600-lekëshe, çdo qytetar mund të udhëtonte në të gjitha linjat urbane të kryeqytetit, por tashmë do të duhet të përdoret vetëm ajo e linjës që kushton 1200 lekë, ose do të duhet të paguajnë biletën që kushton 40 lekë.