Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe djali i tyre i vogël, Zaho kanë marrë pjesë sot në ceremoninë e marrjes së çmimit “Vital Voices Global” që po organizohet në New York.
Pasi mbërriti në këtë event, ish-sekretarja e Shtetit, Hilary Clinton takoi Ramën dhe familjen e tij dhe më pas u ul në tavolinën e tyre.
Gjatë fjalës së saj Clinton vlerësoi kontributin e Shqipërisë dhe kryeministrit Edi Rama për strehimin e emigrantëve afganë që u detyruan të iknin nga Afganistani pas marrjes së pushtetit nga talebanët. Ndërkohë, Rama e ka cilësuar këtë çmim një krenari për Shqipërinë.