Pika e vaksinimit anti-COVID në sheshin “Skënderbej” do të mbyllet me datë 25 nëntor, njoftoi ministria e Shëndetësisë.
Aktivitetit i kësaj pike do të zhvendoset pranë qendrave shëndetësore dhe pikës së vaksinimit në stadiumin “Air Albania”. Pika e vaksinimit në sheshin Skënderbej u hap më 28 mars të këtij viti.
Vaksinimi kundër COVID-19 është i hapur për fëmijët 12-15 vjeç me imunitetit të dobët si dhe për çdo qytetar mbi 16 vjeç. Aktualisht po kryhet edhe doza e tretë e vaksinës antiCOVID, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.