• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Historia e luftës 20-vjeçare në Afganistan, më e gjata për SHBA/ Kostot marramendëse financiare dhe humbjet e jetëve

17/08/2021
in Botë
0
Historia e luftës 20-vjeçare në Afganistan, më e gjata për SHBA/ Kostot marramendëse financiare dhe humbjet e jetëve

Pas 20 vitesh luftë, forcat e huaja u tërhoqën nga Afganistani pas një marrëveshjeje midis  Shteteve të Bashkuara dhe militantëve talebanë, që ata hoqën nga pushteti në vitin 2001.

Angazhimi ushtarak amerikan në Afganistan, që tani po  merr fund pas 20 vjetësh, është lufta më e gjatë që kanë zhvilluar ndonjëherë Shtetet e Bashkuara. Konflikti ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz dhe ka zhvendosur miliona të tjerë. Talebanët janë zotuar të mos lejojnë Afganistanin të bëhet një bazë për terroristët që mund të kërcënojnë Perëndimin. Por ish-sundimtarët e ashpër të vendit e kanë fituar shpejt territorin në javët e fundit nga ushtarët e ushtrisë afgane.

Talebanët gjithashtu u zotuan për bisedime paqësore kombëtare, por shumë kanë frikë se një përkeqësim i luftës civile mbetet  një rezultat shumë më i mundshëm. Sidoqoftë, Joe Biden, Presidenti i katërt amerikan që mbikëqyri atë që është bërë lufta më e gjatë në Amerikë- një që kushton qindra miliarda dollarë ka caktuar një datë simbolike të 11 shtatorit 2021 për tërheqjen e plotë.

SI NISI DHE U ZHVILLUA LUFTA

Në vitin 2001, SHBA-ja po reagonte ndaj sulmeve të 11 shtatorit në Nju Jork dhe Uashington, në të cilat u vranë gati 3,000 njerëz. Zyrtarët identifikuan grupin militant islamik al-Kaeda dhe udhëheqësin e tij Osama Bin Laden, si përgjegjës. Bin Laden ishte në Afganistan, nën mbrojtjen e talebanëve, islamikët që kishin qenë në pushtet që nga viti 1996. Kur ata refuzuan ta dorëzonin atë, SHBA ndërhyri ushtarakisht, duke hequr shpejt talebanët nga pushteti dhe duke u zotuar se do  të mbështesnin demokracinë dhe do të eliminonte kërcënimin terrorist. Në tetor 2001, forcat e drejtuara nga SHBA  bombarduan qendrat e talebanëve dhe Al Kaedës.

Në mes të nëntorit 2001, aleanca anti-talebane e mbështetur nga forcat e koalicionit hyn në Kabul. Talebanët ikin nga kryeqyteti. Militantët u larguan dhe më vonë u rigrupuan. Aleatët e NATO-s iu bashkuan SHBA-së dhe një qeveri e re afgane mori pushtetin në 2004, por sulmet vdekjeprurëse talebane vazhduan. “Shtimi i trupave” të Presidentit Barack Obama në 2009 ndihmoi në zmbrapsjen e talebanëve, por nuk ishte afatgjatë.

Në maj 2011 në Pakistan vritet Osama Bin Laden dhe dy vite më vonë, në prill 2013, themeluesi i talebanëve, Mullah Muhammed Omar po ashtu vritet. Vdekja e tij u mbajt sekret për më shumë se dy vjet. Në vitin 2014, në fund të vitit më të përgjakshëm që nga viti 2001, forcat ndërkombëtare të NATO-s i dhanë fund misionit të tyre luftarak, duke ia lënë përgjegjësinë për sigurinë ushtrisë afgane. Kjo i dha vrull talebanëve dhe ata morën më shumë territor. Në vitin 2019, Presidenti i atëhershëm Ashraf Ghani tha se që kur ai ka marrë detyrën në vitin 2014, janë vrarë më shumë se 45,000 forca të sigurisë.

Nisën bisedimet e paqes midis Shteteve të Bashkuara dhe talebanëve, me qeverinë afgane pak a shumë të përfshirë dhe marrëveshja për tërheqjen erdhi në shkurt  2020 në Katar. Marrëveshja SHBA-talebanë nuk i ndaloi sulmet e talebanëve ata e përqendruan fokusin e tyre në forcat  afgane të sigurisë dhe civilët. Fushat e tyre të kontrollit u rritën.

KOSTOT FINANCIARE

Shumica dërrmuese e shpenzimeve në Afganistan kanë ardhur nga SHBA-ja. Nga viti 2010 deri në vitin 2012, kur Shtetet e Bashkuara për një kohë kishin më shumë se 100,000 ushtarë në vend dhe kostot e luftës u rritën në gati 100 miliardë dollarë në vit, sipas shifrave të qeverisë amerikane. Ndërsa ushtria amerikane e zhvendosi fokusin e saj nga operacionet e ofensivës dhe u përqendrua më shumë në trajnimin e forcave afgane, kostot ranë ndjeshëm.

Deri në vitin 2018 shpenzimet vjetore ishin rreth 45 miliardë dollarë, tha një zyrtar i lartë i  Pentagonit në Kongresin Amerikan atë vit. Sipas Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, shpenzimet e përgjithshme ushtarake në Afganistan (nga tetori 2001 deri në shtator 2019)  kishin arritur në 778 miliardë dollarë. Përveç kësaj, Departamenti Amerikan i Shtetit – së bashku me Agjencinë Amerikane  për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe agjenci të tjera qeveritare – shpenzuan 44 miliardë dollarë në projekte rindërtimi.

Kjo sjell koston totale – bazuar në të dhënat zyrtare – në 822  miliardë dollarë midis 2001 dhe 2019, por nuk përfshin asnjë  shpenzim në Pakistan, të cilin SHBA e përdor si bazë për operacionet e lidhura me Afganistanin. Sipas një studimi të Universitetit “Brown” në vitin 2019, i cili ka parë shpenzimet e  luftës në Afganistan dhe Pakistan, SHBA-ja kishte shpenzuar rreth 978 miliardë dollarë (vlerësimi i tyre përfshin edhe paratë e ndara për vitin fiskal 2020). Studimi vëren se është e vështirë  të vlerësohet kostoja e përgjithshme, sepse metodat e kontabilitetit ndryshojnë midis departamenteve qeveritare dhe ato gjithashtu ndryshojnë me kalimin e kohës, duke çuar në vlerësime  të ndryshme të përgjithshme.

Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania, të cilët kishin numrin më të madh të trupave në Afganistan pas Shteteve të Bashkuara, shpenzuan rreth 30 miliardë dollarë dhe 19 miliardë  dollarë respektivisht gjatë luftës. Pavarësisht tërheqjes së pothuajse të gjithë trupave të tyre, SHBA-ja dhe NATO kanë premtuar një total prej 4 miliardë dollarësh në vit deri në vitin 2024 për të financuar forcat e Afganistanit. Deri më tani këtë vit, NATO ka dërguar furnizime dhe pajisje me vlerë 72 milion dollarë në Afganistan.

Pjesa më e madhe e parave të shpenzuara në Afganistan kanë qenë për operacionet kundër kryengritjes dhe nevojat e trupave të tilla si ushqimi, veshmbathja, kujdesi mjekësor, pagesa dhe përfitime speciale. Të dhënat zyrtare tregojnë se që nga viti 2002, SHBA-ja gjithashtu ka shpenzuar rreth 143.27 miliardë dollarë për aktivitetet e rindërtimit në Afganistan. Më shumë se gjysma (88.32 miliardë dollarë) u shpenzuan për ndërtimin e forcave afgane të sigurisë, përfshirë Ushtrinë Kombëtare Afgane dhe forcën policore. Gati 36 miliardë dollarë  janë ndarë për qeverisjen dhe zhvillimin, ndërsa shuma më të vogla u ndanë gjithashtu për përpjekjet kundër drogës dhe për ndihmën humanitare. Disa nga këto para janë humbur për mashtrim dhe abuzim ndër vite. Në një raport drejtuar Kongresit Amerikan në Tetor 2020, mbikëqyrësi përgjegjës për  mbikëqyrjen e përpjekjeve të rindërtimit në Afganistan vlerësoi se rreth 19 miliardë dollarë ishin humbur në këtë mënyrë  midis majit 2009 dhe 31 dhjetorit 2019.

Tags: kostot financiarelufta ne afganistanshbatalebnet
Previous Post

Nga gjumi i tepërt deri tek moskonsumimi i mëngjesit, pesë zakone që ju bëjnë të shtoni peshë

Next Post

Nga “Delijorgji”, “Basha” e “Bechetti”, qeveritë i sulmojnë, por janë shqiptarët që paguajnë miliona euro për ta!

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Nga “Delijorgji”, “Basha” e “Bechetti”, qeveritë i sulmojnë, por janë shqiptarët që paguajnë miliona euro për ta!

Nga “Delijorgji”, “Basha” e “Bechetti”, qeveritë i sulmojnë, por janë shqiptarët që paguajnë miliona euro për ta!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.