Në Holandë fillon lehtësimi i masave dhe kthimi në normalitet pas kufizimeve të rrepta nga Covid-19.
Nën skemën pilot të miratuar nga qeveria, kopshti i tulipanëve me famë botërore Keukenhof, hapi portat për vizitorët. 5,000 vizitorë u lejuan të hynin në kopsht, por ata duhet të kishin me vete rezultatet negative të një testi anti-COVID, raportonEuroNews.
Vizitorët ishin të lumtur se mund të shijonin kopshtin e jashtëzakonshëm me mbi 7 milion tulipanë, zymbyle dhe mijëra lule të tjera të mbjella me kujdes në të gjithë lëndinat, nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Qeveria Holandeze njoftoi këtë javë se qindra vende publike do të lejohen të rihapen në kushte të rrepta sigurie për të vlerësuar nëse testimi i shpejtë mund të ndihmojë vendin në mënyrë të sigurt të lehtësojë kufizimet e koronavirusit.
Ministri i Shëndetësisë Hugo de Jonge i sheh hapjet e kufizuara si një mënyrë për të lehtësuar kthimin drejt jetës normale pasi vaksinimet arrijnë gjithnjë e më shumë njerëz.