“Holanda ka qenë gjithmonë shumë e qartë se ne duam të shohim progres nga vendet kandidate në fushën e sundimit të ligjit. Këtë progres e pamë me kënaqësi në Maqedoninë e Veriut, por fatkeqësisht akoma nuk e kemi parë në Shqipëri.”
Ky ishte komenti i ministrit të Punëve të Jashtme të Holandës, Stef Blok për Exit News-in gjatë një konference virtuale për sundimin e ligjit të hënën.
Exit News-i pyeti ministrin Blok nëse dobësimi i sundimit të ligjit në vende si Polonia, Hungaria dhe Malta, kombinuar me probleme të ngjashme në vendet kandidate, ishte një shenjë se standardet e ulëta po bëhen normë e re.
Ai u përgjigj se Holanda ka dhënë qëndrimin e saj të palëkundur se vendet kandidate duhet të përmbushin kërkesat për çështje të sundimit të ligjit.
“Na kanë kritikuar dhe na kritikojnë për qëndrimin tonë të fortë ndaj vendeve të reja kandidate në raport me sundimin e ligjit. Holanda gjithmonë ka pasur një qëndrim të vendosur për këtë.”
Ai shtoi se nuk mjafton të hartosh ligje për të përmirësuar sundimin e ligjit, por duhet edhe t’i zbatosh ligjet.
“Mësimi nga anëtarët e rinj të shkuar të BE-së është se vendet janë të gatshme të ndërmarrin hapat e duhura kur janë në prag të hyrjes, por miratimi i ligjeve është shumë më i lehtë sesa zbatimi. Ne nuk duam të shohim ligje të shkruara, por duam t’i shohim ato të zbatuara.”