Drejtori i Pallatit të Kulturës” Sadi Halili” Librazhd, Arianit Alliu ka humbur jetë këtë të mërkurë pas infektimit me koronavirus. Ai ka ndërruar jetë në moshën 46 vjeçe duke lënë pas një karrierë të gjatë në skenë, kulturë, valles artit të trevave të Librazhdit. Prej dy javësh Alliu ndodhej i shtruar në Tiranë, por nuk ka mundur që tja dalë betejës me sëmundjen.
Pjesëmarrës në shumë festivale në Shqipëri, Diasporë, Ballkan, Europë deri në Azinë e largët dhe kudo,një drejtues i Festivalit të Valles Dyshe në Librazhd në vitin e kaluar,një festival i ideuar nga mjeshtri Sadi Halili, Alliu gëzonte respekt kudo në të gjitha hapësirat mbarëshqiptare dhe më gjerë. Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në vendin tonë kanë humbur jetën 822 persona.