Ka hyrë në fuqi orë policore në Tiranë. Që nga sot deri më 6 janar, qytetarët do të futen në karantinë nga ora 20:30 deri në orën 6:00.
Siç shihet në fotot e mëposhtme e gjithë Tirana është boshatisur dhe në rrugë ka vetëm disa qytetar të cilët kanë dalë nga puna dhe po kthehen në shtëpi. Për të mos marrë gjobë ato ecin me shpejtësi në mënyrë që të respektojnë rregullat që janë vendosur.