Zhduket një 32 vjeçar nga qyteti i Durrësit. Burimet policore bëjnë me dije se i riu një ditë më parë kishte dalë me shokët për të gjuajtur oktapodë me pushkë deti.
Por meqë nuk ka dalë në breg dhe i janë gjendur në afërsi të Currilave rrobat e tij, dyshohet se mos i ka ndodhur ndonjë fatkeqësi.
Ndersa burime nga familja bëjnë me dije se është kërkuar nga polumbarët e policisë dhe forca detare por deri tani pa rezultat. Kërkimet kanë filluar edhe sot që në orët e para të mëngjesit.
Sipas dëshmitarëve nga bregdeti i Currilave kërkimet po bëhen shumë thellë nga bregu.