Nga Shqipëria kanë dalë edhe kanë hyrë më shumë shqiptarë e të huaj në muajin mars të vitit 2022, në krahasim me marsin e vitit të kaluar, sipas INSTAT. Numri i shqiptarëve dhe të huajve që kanë hyrë në Shqipëri nga të gjitha pikat doganore gjatë këtij marsi, është rritur me 62,1% krahasuar me marsin e një viti më parë.
Këtë mars, në Shqipëri hynë 632.961 udhëtarë, nga 275.976 që ishin marsin e vitit të kaluar. E njëjta gjë vlen edhe për daljet jashtë vendit, ku ka pasur 66,7% më shumë dalje në krahasim me marsin e vitit 2021.
Gjatë tre muajve të parë të 2022-shit, qytetarët – shqiptarë e të huaj -, kanë hyrë kryesisht nga Greqia. Hyrjet nga Kosova, nga ana tjetër, kanë pasur rënie të ndjeshme me 9,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.