Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar liroi nga qelia ish- shefin e logjistikës së burgut 313, Florian Ahmetajn, i akuzuar për “korrupsion”. Më herët e njëjta gjykatë liroi nga burgu edhe ish-drejtorin e burgut, Eduart Struga dhe biznesmenin Ervin Kurtulla.
Sipas SPAK-ut, drejtori dhe vartësi i ti i kanë marrë Kurtullës rreth 550 mijë lekë në këmbim të favoreve për t’i dhënë leje që të fuste në ambientet e burgut një dyqan. Disa javë më parë SPAK, përfundoi hetimet dhe dërgoi dosjen në gjykatë.