Tiranë- Mes qindra protestuesve mbrëmjen e sotme ishte edhe Bukuroshe Haruni, e cila papritur dha identitet të rremë duke thënë se ishte Bora Rasha, motra e vetme e Klodian Rashës që u ekzekutua nga policia në orët e para të ditës së djeshme duke marrë vëmendjen e medias.
“ABC News” kontaktoi familjen e Rashës që mohoi njohjen dhe deklaratën e vajzës se ishte motra e Klodianit.
Vajza u shpreh se nuk ishte motra biologjike e Klodian Rashës, por duke se qenë se burri i saj e ka pasur shok fëmijërie dhe për shkak të marrëdhënies, e konsideronte si vëlla.