Muharrem Plaku është minatori i bllokuar nga një masiv inertesh në galerinë e minierës së Bulqizës. Tashmë prej 48 orësh grupet e avari-shpëtimit po punojnë për nxjerrjen e tij, ndëra një grup tjetër minatorësh po punojnë për të larguar materialin shkëmbor. Autoriteti Kombëtar i Sigurisë dhe Emergjencave në Miniera kanë bërë të ditur se shembja ka qenë pingule në një gjatësi mbi 25 metra. Në vendin e ngjarjes ka shkuar ekipi i Avari Shpëtimit të Minierave, të cilët po punojnë për pastrimin e mineralit të kromit për të bërë të mundur nxjerrjen jashtë të minatorit.
Ende nuk dihet nëse Muharrem Plaku është gjallë apo ka humbur jetën nga masivi i mineralit që ra para dy ditësh.