Pallati nr.122 në lagjen nr. 18 në Durrës, i cili pësoi dëmtime të shumta si pasojë e tërmetit tragjik të 26 nëntorit, do të shembet me eksploziv ditën e sotme.
Bëhet me dije se për shembjen e kësaj ndërtese do të përdoren 20 kilogramë eksploziv si dhe 5500 fitil detonator.
Shpërthimi pritet të kryhet rreth orës 14:00, ndërsa të gjithë banorët e banesave dhe bizneseve që ndodhen pranë janë që duke nisur nga ora 12. 00 deri në orën 17.00 të ditës së sotme, të jenë të larguar nga banesat dhe subjektet e tyre dhe të marrin masa duke lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre, të ulin në dysheme televizorë, kompjuter si dhe çdo pajisje tjetër që e shohin të arsyeshme.