• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

I dha 400 mijë dollarë tender kuzhinierit që punon me djalin e tij, SPAK vë nën hetim kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit

02/02/2022
in Aktualitet
0
I dha 400 mijë dollarë tender kuzhinierit që punon me djalin e tij, SPAK vë nën hetim kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka vënë nën hetim kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agollin, pas zbulimit të skandalit se i dha tenderin 400 mijë dollarë kuzhinierit që punon me djalin e tij Alfio Rotanit. Mësohet se Agolli po hetohet nga SPAK për shpërdorim detyre, abuzim me fondet publike dhe korrupsion.

Më 27 janar të 2022, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i lakmuar për tendera të shumtë, paga të larta e klientelizëm, shpalli fituese të tenderit me objekt shërbim konsulence për ndërhyrje për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal duke krijuar menynë e ”100 Fshatrave”, pjesë e programit të qeverisë për Rilindjen Rurale, kompaninë “Mascarpone”, bashkë me personin fizik Endrit Maci. Fondi limit sipas dokumentacionit ishte 41,666,667 lekë, ndërsa oferta fituese rezulton në vlerën 41,020,500 lekë, pra me një diferencë prej 640 mijë lekësh mes fondit limit dhe ofertës fituese. Një grup tjetër kompanish është spostuar edhe pse kishte paraqitur një ofertë rreth 15 mijë USD më të ulët se sa kompania fituese.

Ndërkohë administratori dhe aksioneri kryesor i kompanisë fituese ‘Mascarpone’ rezulton kuzhinieri i njohur Alfio Rrotani, me 55 % të aksioneve, ndërsa bashkëpronarët e tjerë janë Senad Perfati, Blenardo Rrushi dhe Eljona Sulovari.

Themeluar në dhjetor të vitit 2018, firma fituese në fakt është një bar-restorant që ndodhet përballë godinës së Fondit Shqiptar të Zhvillimit, dhe që natyrisht frekuentohet nga zyrtarët e niveleve të ndryshme të FSHZH-së, pa përjashtuar as zyrtarët kanë firmosur letrat e tenderit.

Sipas dokumentacionit, bar-restoranti rezulton në adresën Rruga ”Sami Frashëri”, përballë Shkollës Petro Nini Luarasi”, në Tiranë, që përkon me adresën e Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Dyshimet për njohje mes funksionarëve publikë që kanë bërë letrat e tenderit dhe kuzhinierit përfitues, janë të natyrshme.

Alfio Rrotani ka rolin kryesor në krahun e përfituesve të parave publike me anë të projektit të diskutueshëm të FSHZH. Ka dyshime për një lidhje financiare mes Alfio Rrotanit dhe Flladi Agolli, i cili është djali i kreut të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli. Flladi Agolli është pronar i kompleksi “Bedouin Beach & Bar”, në plazhin e Hamallajt. Kompleksi është pjesë e kompanisë Hospitality Management & Services Shpk që ka aksionar të vetëm djalin e Dritan Agollit. Në media është raportuar se Alfio Rrotani ka punuar si shef kuzhine pikërisht në restorantin e djalit të kreut të FSHZH.

Kreu i FSHZH, Dritan Agolli ka një version tjetër. Agolli ka theksuar se fituesi i tenderit, Alfio Rrotani, nuk ka punuar tek restoranti i djalit të tij, por Rrotani është kontraktuar nga Flladi Agolli për të realizuar menunë e lokalit të tij në Hamallaj. Rrotani ka marrë pagesën për këtë shërbim dhe sipas Agollit nuk ka pasur raport tjetër financiar mes tyre.

Nisur nga përmbajtja e dokumenteve për shërbimin e kërkuar, praktikisht kompania nuk do të bëjë pothuajse asgjë. Në pjesën e kontekstit të ndërhyrjes, nuk është e qartë se çfarë shërbimi do të ofrojë konkretisht Alfio Rrotani, pasi flitet për çështje të përgjithshme në një kontekst social dhe historik.

“Kjo ndërhyrje synon ridimensionim e fshatit shqiptar në një nivel të kënaqshëm në raport edhe me turizmin dhe jetën socio-ekonomike të banoreve që jetojnë ne to. Fshati shqiptar është pjesë integrale dhe e pazëvendësueshme për sektorin e turizmit në përgjithësi dhe atij të agroturizmit në veçanti. Në Shqipëri, turizmi gjithmonë e më shumë po zë një vend të rëndësishëm në strukturën dhe peshën e ekonomisë… FSHZH duke marrë në analizë faktorët që ndikojnë drejtpërsëdrejti në zhvillimin e turizmit në territorin e 100 Fshatrave, ka identifikuar si nevojë krijimin e produkteve autentike ushqimore lokale dhe krijimin e Menusë 100 Fshatrat. Në këtë kontekst përmes kësaj ndërhyrjeje do të synohet mireorientimi dhe përmirësimi në mënyrë të shpejte dhe të qëndrueshme e këtij elementi kyç për zhvillimin e turizmit në territorin e 100 fshatrave”, thuhet mes të tjerash në dokumentin e tenderit.

Tags: albanewsdritan agollifondi shqiptar i zhvillimitspaktender 400 mije $
Previous Post

DW: Nëse shkarkohet Meta do të zgjidhet një president i ri, vetëm për 5 muaj

Next Post

Detaje nga megaoperacioni në Elbasan! Sekuestrohen 4 mln lekë, furnizonin me drogë shokët e qelive!

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Detaje nga megaoperacioni në Elbasan! Sekuestrohen 4 mln lekë, furnizonin me drogë shokët e qelive!

Detaje nga megaoperacioni në Elbasan! Sekuestrohen 4 mln lekë, furnizonin me drogë shokët e qelive!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndryshon harta elektorale/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.