Vlorë- Të dy vëllezërit e shefit të policisë së paraburgimit në Vlorë folën për Alba News për ngjarjen e mbrëmjes së kaluar ku makina e Feim Alisinanit është shkrumbuar.
Ata shprehen se vëllai i tyre nuk ka pasur asnjë problem me njeri dhe se gjithmonë ka kryer detyrën e tij.
VËLLAI l: Në gjithë historinë e tij dhe karrierën që kur ka filluar mund të pyesni jo neve, por gjithë rrethin e Vlorës çfarë pozicioni ka qëndruar në shtet dhe punën personale të tij. Absolutisht, gjithmonë ka kryer detyrën.
VËLLAI ll: Ska pasur asnjë problem, vetëm lavdërime, respekte.
VËLLAI l: Me sa dimë ne jo. Grupe të caktuara gjithmonë dhunojnë rrobën e shtetit. Pikëpamja jonë është që rrobën e shtetit e dhunojnë, vetëm për shkak të detyrës. Që kur ka filluar sistemi edhe sot, ka kalua gjithë ky tranzicion vëllai jonë është shembull. Nuk e dimë ku ndodhet tani, ka shkuar në punë.