Një 17-vjeçar i dyshuar si autor i 4 vjedhjeve të ndodhura në qarkun e Tiranës është arrestuar. Policia njofton se është arrestuar në flagrancë shtetasi K. S., 17 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky person është autor i 4 vjedhjeve. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, shtetasit K. S. iu gjet një sasi me lëndë narkotike kokainë.