Një 30-vjeçare ndodhet në kërkim që prej mbrëmjes së djeshme, kur për efektivët e Komisariatit të Policisë së Durrësit ka ngritur kallëzim për nga spitali ish-vjehrra.
Kjo e fundit ka përfunduar në duart e mjekëve në spitalin e qytetit bregdetar pasi ka deklaruar se është dhunuar nga e reja, që është ish-nusja e saj.
Sipas policisë, 30-vjeçarja e kallëzuar, dyshohet të ketë hyrë me forcë në banesën e ish-vjehrrës së saj dhe e ka goditur atë me sende të forta dhe është larguar.
Sipas bluve, ish-vjehrra madje kishte edhe urdhër mbrojtje nga gjykata.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës bënë shpalljen në kërkim të shtetases K. M., 30 vjeçe, banuese në Armadhë, Durrës, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës është futur me forcë në banesën e ish-vjehrrës së saj dhe e ka goditur atë me sende të forta, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.