Elbasan- Policia e Elbasanit ka arrestuar një 38-vjeçar pasi i gjetën 25 automjete pa dokumentacionin përkatës.
Mësohet se 38-vjeçar i përdorte makinat për shitjen e pjesëve të këmbimit, por sipas policisë duket se ato janë futur në vend pa paguar detyrimet doganorë, gjë që ka çuar pas hekurave 38-vjeçarin.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e informalitetit dhe kontrabandës, arrestuan në flagrancë shtetasin :
E.Ç., 38 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në servisin e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 25 automjete të ndryshme për pjesë këmbimi të pa shoqëruar me dokumentacionin përkatës.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, dhe “Fshehja e të ardhurave”.