Mirditë- Petrit Reçi, ishte personi i fundit me të cilin komunikoi Andon Reçi mbrëmjen e kaluar, pasi u qëllua jashtë makinës së tij.
Reçi tregon si Andoni shkoi tek marketi i tij dhe i tregoi që ishte qëlluar.
“Unë po rrija te supermarketi, vjen Antoni me shpejtësi. I them si je, më thotë mirë, jam plagosur. Si je plagos’, i them, ku te makina. Erdhi hyri në dyqan u ul në stol dhe shkova për ta parë se ku e ka marrë plagën dhe aty ra pa ndjenja dhe pastaj njoftova policinë, policia njoftoi ambulancën, erdhi ambulanca dhe e çoi në spital. Nuk kam dëgjuar as zhurmë, as krisma, në momentin që hyri në dyqan dola që të shikoja a kishte makina për ta çuar të spitali, por jo s’kishte lëvizje. Mora policinë. Nuk ka fol asnjë fjalë më tha vetëm “jam plagosur te makina”,-është shprehur Reçi.
Andon Keli u ekzekutua mbrëmjen e djeshme nga persona ende të paindentifikuar. Policia menjëherë blindoi të gjithë Rrëshenin për të kapur autorët e vrasjes së 51- vjeçarit.