• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

I shau keq në Facebook, talebanët ekzekutojnë 30-vjeçarin dhe e hedhin në lumë

07/12/2021
in Botë
0
I shau keq në Facebook, talebanët ekzekutojnë 30-vjeçarin dhe e hedhin në lumë

AFGANISTAN – Luftëtarët talebanë e ndaluan Naweed Azamin pasi ai kishte kritikuar grupin militant përmes një postimi në Facebook. Tri ditë pasi ishte ndaluar, trupi i pajetë i 30-vjeçarit u gjet përgjatë bregut të një lumi në qytetin Lashkar Gah, që gjendet në jug të Afganistanit. Talibanët kanë pretenduar se Azami kishte ikur nga qendra e ndalimit. Por, familja e tij e ka akuzuar grupin militant se e kanë torturuar dhe vrarë Azamin.

“Vëllai im është torturuar nga koka te këmbët”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Sharifullah Sharafat, vëllai i madh i Azamit. “Ka pasur shenja të torturës në gjithë trupin e tij. Mjekët në spitalin lokal e kanë konfirmuar një gjë të tillë. Ata kanë fotografuar trupin e tij dhe kanë edhe video-incizime”.

Azami duket se është viktima e fundit e fushatës së vrasjeve që po kryejnë talibanët. Pavarësisht se pas marrjes së pushtetit në muajin gusht ata shpallën amnisti të përgjithshme, ky grup militant është akuzuar për ekzekutim të cilivive dhe ish-pjesëtarëve të Qeverisë së kaluar dhe forcave të armatosura. Grupi i linjës së ashpër gjithashtu ka mbytur fjalën e lirë dhe ka përdorur forcë brutale për të shtypur disidentët, përfshirë edhe shtypjen e protestave paqësore dhe arrestimin dhe rrahjen e gazetarëve.

Në një raport të publikuar më 30 nëntor, Human Rights Watch ka thënë se talibanët kanë “ekzekutuar dhe zhdukur me forcë” mbi 100 ish-pjesëtarë të forcave të sigurisë në vetëm katër prej 34 provincave të Afganistanit, që prej se grupi mori kontrollin e vendit në mesin e muajit gusht.

“Kërkojmë drejtësi”

Azami ishte ndaluar në Lashkar Gah më 25 nëntor, vetëm disa ditë pasi kishte kritikuar talibanët në rrjetin social Facebook. Në postimin e tij, Sharafat ka thënë se Azami ka pyetur se si talibanët do të mbajnë premtimet e tyre për t’ua paguar pagat mësuesve, kur regjimi “po mbijeton me donacione të ushqimeve”. Azami e kishte fshirë këtë postim para se të ndalohej, ka thënë vëllai i tij Sharafat. Dhjetëra-mijëra punëtorë qeveritarë nuk kanë marrë rroga që prej se talibanët morën kontrollin e Afganistanit. Militantët kanë thënë më 20 nëntor se do të fillojnë të paguajnë pagat. Por, ky njoftim gjerësisht është parë me skepticizëm.

Që prej se talibanët rimorën pushtetin, ekonomia e Afganistanit, që varet nga ndihmat, gjerësisht ka kolapsuar pasi shumë donatorë të huaj kanë pezulluar ndihmën e tyre. Grupi militant ka pranuar ndihmë të drejtpërdrejtë, përfshirë para kesh dhe ushqime elementare, vetëm nga disa shtete. Kur familja e Azamit më 27 nëntor ka pyetur talibanët se ku po mbahej ai, talibanët kanë thënë se ai kishte ikur nga paraburgimi. Më vonë atë ditë, trupi i Azamit u gjet nga një grup i fiseve nomade përgjatë bregut të lumit Helmand.

“Ne po kërkojmë drejtësi nga talibanët”, është shprehur Sharafat. “Nëse nuk arrijmë të kemi drejtësi këtu, ne do ta çojnë rastin në Kabul dhe ta trajtojmë me udhëheqësit e talibanëve”.

Familja e ka hedhur poshtë mundësinë që Azami – një dyqanxhi që kishte studiuar për agrikulturë në një universitet lokal – të jetë vrarë për ndonjë mosmarrëveshje personale.

Talibanët hetojnë vdekjen e Azamit

Mawlawi Abdul Jabbar, një prokuror taliban në Lashkar Gah, në kryeqytetin e provincës Helmand, ka thënë se është krijuar një komision prej katër anëtarësh që do të hetojë vdekjen e Azamit.

“Ne kemi biseduar me familjen e Naweedit dhe me ata që familja fajëson për vrasjen e tij”, ka thënë ai për Radio Azadi të Radios Evropa e Lirë.

Jabbar ka bërë të ditur se disa persona janë arrestuar, përfshirë edhe një polic taliban dhe zyrtarë të inteligjencës, që kishin ndaluar Azamin. Mohammad Esa Sharif, një anëtar i këshillit provincal të talibanëve, që është pjesë e komisionit që po heton vdekjen e Azamit, e ka pranuar se viktima ishte torturuara. Por, ai ka pretenduar se Azami kishte ikur nga paraburgimi.

“Ai ishte i dyshuar, prandaj zyrtarët e inteligjencës së talibanëve e kapën”, ka thënë Sharif për REL-in. “Ata e dërguan në qendrën e ndalimit, ku e morën në pyetje. Ai ishte shumë i fuqishëm dhe i rezistojë ndalimit. Edhe ora e dorës e tij u thye gjatë përleshjes”, ka shtuar ai.

Sharif pretendoi se Azami kishte tentuar disa herë të ikte nga qendra e ndalimit, përpara se të ishte i suksesshëm. Pas një tentimi për të ikur, Sharif ka thënë se hetuesit talibanë e kishin “goditur disa herë atë me një tub”.(REL)

Tags: afganistanekzekutohet 30 vjecarisharje ne facebooktalebanet
Previous Post

Princi Harry dhe babai i tij Charles, mbreti i ardhshëm i Britanisë kanë 8 muaj pa u takuar

Next Post

“Po vjen fundi i varianteve të reja”/ Brataj apel qytetarëve për festat e fundvitit

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Mutacioni i Covid-19/Skënder Brataj: Përhapja e infeksionit në këtë masë është shqetësuese!

“Po vjen fundi i varianteve të reja”/ Brataj apel qytetarëve për festat e fundvitit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.