TIRANË- Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për shkak se ka përdhunuar ish-të dashurën e tij.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se identiteti i 30-vjeçarit është Ledjon Spahiu, i cili përdor identitetin dhe të Besmir Kurtdedës. Mësohet se 30-vjeçari shkoi ditën e djeshme në banesën e ish-të dashurës, O.M 20 vjeç dhe pasi e ka dhunuar atë fizikisht dhe psikologjikisht e ka përdhunuar.
Ka qënë e reja ajo që ka bërë denoncimin në polici pas përdhunimit që iu bë nga ish i dashuri i saj. Policia i ka ofruar vajzës urdhër mbrojtje ndërkohë që pritet masa e sigurisë për 30-vjeçarin.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L(B). S(K)., 30 vjeç, pasi ka konsumuar veprat penale “Dhuna në familje”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.