Kukës- Polica e Kukësit ka vënë në pranga shtetasin nga Kosova.
Në bashkëpunim me Interpol Tirana është bërë i mundur arrestimi i shtetasit në hyrje të Pikës Kufitare të Morinës. Ai rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Sarajevo, me akuzën e korrupsionit.
“Shtetasi A. K. u ndalua në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, pasi gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Sarajevo, Bosnje Hercegovina. NCB Sarajevo, Bosnje Hercegovina, ka lëshuar urdhër-arresti për këtë shtetas, për veprën penale “Ryshfet/korrupsion”, parashikuar nga Kodi Penal i Bosnje Hercegovinës”, thuhet në njoftimin e Policisë Kukës.