Petrit Çekiçi është pronari i banesës ku mëngjesin e sotëm shpërtheu tritoli në Pogradec.
Çekiçi është me precedent penal, por më 2014 ai u dyshua se kishte vrarë një person me mbiemrin Hoxhallari.
Në fakt, rezultoi se autor ishte nipi i tij, ndërkohë që edhe 2 djemtë e Petrit Çekiçit kanë patur konflikt me persona të tjerë me precedent penal.
Policia po heton këto dy pista, teksa dyshohet se tritoli mund të jetë mesazh për djemtë e Petrit Çekiçit.