Një sasi tritoli, i vënë në derën e një servisi celularësh, ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në Yzberisht, në rrugën “Thoma Goxhaj”.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 23:30, ndërsa fatmirësisht nga shpërthimi ka patur vetëm dëme të vogla materiale dhe nuk kanë mbetur persona të lënduar.
Servisi ishte në pronësi të një personi me inicialet E.D, ndërsa për momentin nuk bëhen me dije të tjera detaje mbi rrethanat e ngjarjes.
Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.