Tiranë- Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur që të lirojë nga qelia infermieren Ronida Hysi, e reja që i zbrazi llogarinë pacientit që ndërroi jetë nga koronavirusi.
Togat e zeza kanë caktuar për të masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ky vendim është marrë pasi 30-vjeçarja ka një fëmijë të mitur 2 vjeç.
E reja e cila punonte në spitalin Infektiv u arrestua 2 dy ditë më parë, pasi akuzohet se i ka grabitur 60 mijë lekë të reja një të infektuar me koronavirus, i cili ndërroi jetë në pavijonin ku ajo shërbente. Pas kallëzimit të bërë nga djali 25-vjeçar i të ndjerit, i cili ka deklaruar se nga llogaria bankare e të atit ishte tërhequr shuma 60.000 lekë, specialistët për Hetimin e Krimit nisën hetimet. Sipas policisë, infermierja e ka pranuar autorësinë e ngjarjes që u bë publike nga emisioni “STOP”.