Përpara gjykatës së Fierit ka dalë Fatmir Hoxhaj, vrasësi i Ahmet Toskës. Në hyrje të gjykatës ndodheshin familjarët e tij, të cilët i kanë folur të ndaluarit italisht dhe shqip. Rreth orës 06:00 të 26 tetorit, në lagjen “Sheq i Madh” në Fier, Ahmet Toska 50 vjeç, u ekzekutua me armë zjarri, teksa po shoqëronte gruan për në punë.
Ngjarja ndodhi pranë banesës së tij dhe autori fill pas krimit u largua nga vendngjarja.