TIRANË– Kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu, përmes një postimi në facebook ka njoftuar ndarjen nga jeta të nënës së tij ditën e sotme.
Ndreu shpreh dhimbjen e thellë për njeriun e dashur për të cilën shkruan se ia ka thyer zemrën me largimin e saj nga jeta.
Postimi i plotë:
Nuk ja dolem nene! Ike dhe na le! Na thyve zemrat. Gjithkush e do nenen e tij, dhe ne te deshem aq shume, per zemren tende te madhe qe tu semur e te mundoi aq shume. Ik e qete te babai, perqafoje se te ka marre malli, thuaji se na le si te deshi zemra! Lamtumire nene e dashur dhe e shtrejte!Duke mirekuptuar gjithkend per situaten, pritja per nenen do behet tek Shtepia Funeraleve “Alba2000” prane Medresese, nga ora 14 e dites se sotme deri ne oren 11 te dites se neserme. Varrimi neser ne oren 12 ne Tufine!
Ndreu priti vitin e Ri 2021 në spital. Në një postim në rrjetet sociale, ai njofton se e ëma e tij ndodhet në spital e sëmurë në gjendje të rëndë.