Në kuadër të aksionit “Bregdeti ynë”, IKMT gjatë mëngjesit të sotëm nga mbërritur sërish në Vlorë në zonën e plazhit të vjetër, “Pylli i Sodë”, ku janë prishur rreth 30 nga 40 objektet.
Vetëm gjatë ditës së sotme janë parashikuar dy objekte për tu shembur, ndërkohë që aksioni i IKMT është mbështetur nga forcat e FSHN në raste problematikash.
Aksioni është cilësuar nga qytetarët si mjaft i rëndësishëm për faktin e lirimit të hapësirave publike të zaptuara nga privatët. Deri më tani nuk ka patur kundërshtime nga administratorë e Njësive të Shërbimit përgjatë zonës të cilët janë objekt i aksionit të IKMT.