Prej disa ditësh skuadra e Ballkanit në Kosovë është pa trajner. Klubi vendosi të ndërpresë marrëdhënien me Bekim Isufin, i cili e renditi skuadrën në vendin e tretë me vetëm dy pikë diferencë nga kreu i renditjes, Gjilani.
Menjëherë pas ndarjes me Isufin, në stafin drejtues të klubit kanë nisur punën për gjetjen e teknikut të ri. Një nga opsionet e publikuara nga mediat dardane është Ilir Daja. Burimet e gazetës KOHËS kanë konfirmuar se skuadra nga Suhareka ka arritur marrëveshjen me trajnerin e njohur.