TIRANË– Ish-presidenti Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, i krijuar dy ditë më parë, do të mbledhë sot në orën 11:00 Komitetin Organizator.
Lajmin e ka bërë të ditur anëtari i Komitetit Organizativ i partisë, Tedi Blushi në një njoftim në Facebook. Sipas tij qëllimi kryesor do të jetë marrja e masave për organizimin e Revolucionit Antikorrupsion.
Në konventën e mbajtur më 25 korrik, një ditë pas lënies së detyrës së presidentit, Meta prezantoi ndryshimin e emrit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, si një risi pas rikthimit të tij në politikën aktive.