• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Importet e drithërave ranë me 25% në 11 mujor, Serbia i zë vendin Rusisë

22/12/2022
in Botë
0
Importet e drithërave ranë me 25% në 11 mujor, Serbia i zë vendin Rusisë

Lufta në Ukrainë diktoi tregtinë globale të drithërave për shkak të peshës së lartë në furnizime që kishin dy vendet në konflikt. Kjo ngjarje pati ndikimet e veta edhe në Shqipëri në dy drejtime, se pari në rënien e importeve dhe së dyti në ndryshimin e gjeografisë së importeve pa hequr rolin e Rusisë si furnitori i dytë kryesor i vendit tonë më grurë.

Të dhënat zyrtare të INSTAT mbi tregtinë e jashtme tregojnë se, importet e grurit pësuan rënie me 24 për qind gjatë 11 mujorit duke arritur në 222 mijë tonë nga 294 mijë që ishin në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Lufta në Ukrainë ka nxitur prodhimin vendas. Shumë fermerë mbollën drithëra nga frika e mungesës së furnizimeve dhe çmimeve të larta më të cilin gruri u shit në muajt e parë të luftës në tregjet ndërkombëtare.

Rënia e importeve po shkaktohet edhe nga një emigrimin i fortë të rinjve, që ka ndikuar në rënien e konsumit të bukës, raportojnë aktorët e tregut.

Rusia kalon në furnitorin e dytë, dyfishohen importet nga Ukraina

Deri vitin e kaluar Rusia ishte furnizuesi kryesor i vendit me grurë. Këtë vit pas konfliktit në Ukrainë, importet e grurit nga Rusia kanë pësuar rënie të dukshme me 51%, por sërish mbetet partneri i dytë tregtar më i rëndësishëm i vendit. Në 11 mujorin 2022 u importuan nga Rusia rreth 66 mijë tonë grurë, të cilat zunë 29.6 për qind të importeve totale në këtë periudhë. Në të njëjtën periudhë të vitit 2021 importet e grurit nga Rusia zinin 43 për qind të totalit.

Teksa importet nga Rusia gjatë këtij viti kanë rënë, u dyfishuan blerjet e drithërave nga Ukraina, e cila këtë vit ishte e treta pas Serbisë dhe Rusisë për volumet e furnizimit më drithëra. Sasitë e importit nga Ukraina janë rritur me 105 % për qind në 11 -mujor në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Importet e grurit nga Ukraina këtë vit zunë 8.8 për qind të importeve totale të drithërave nga vetëm 3.2 për qind që zunë vitin e kaluar.

 Serbia bëhet furnizuesi më i madh i grurit në Shqipëri

Importet e grurit nga Serbia në 11 mujorin e vitit 2022 kanë pësuar rënie me 12%, por ajo u rendit e para për volumet e importit, duke zënë vendin e Rusisë. Sipas të dhënave të INSTAT importet e drithërave nga Serbia arritën në 96 mijë tonë dhe përbënin 43.3 për qind të importeve totale të drithërave në këtë periudhe.

Rusia dhe Serbia kontribuuan me 73 % të importeve të grurit këtë vit nga 83% vitin e kaluar në të njëjtën periudhe./Monitor

Tags: grurigruri nga serbialufta ne ukraine
Previous Post

Përplasi për vdekje 17 vjeçarin, arrestohet ish kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano

Next Post

Xhaka dhe Shaqiri do të luajnë në Serbi kundër Bjellorusisë

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Xhaka dhe Shaqiri do të luajnë në Serbi kundër Bjellorusisë

Xhaka dhe Shaqiri do të luajnë në Serbi kundër Bjellorusisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.