Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar për herë të parë për inceneratorët. Përmes një postimi të bërë në rrjetin social ‘Twitter’, Kim shkruan se forcimi i instrumenteve demokratike dhe lufta kundër korrupsionit janë disa nga prioritetet e SHBA-së. Ndër të tjera, Kim thotë se SHBA mirëpret zgjatjen e komisionit parlamentar për inceneratorët si dhe u bën thirrje autoriteteve dhe institucioneve përkatëse që të shqyrtojnë dhe të ndërmarrin veprimet e duhura.
POSTIMI:
Forcimi i institucioneve demokratike dhe lufta korrupsioni janë prioritetet e SHBA-së në Shqipëri. Mirëpresim zgjatjen e komisionit parlamentar për inceneratorët. Ne u bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve dhe institucioneve përkatëse të shqyrtojnë dhe të ndërmarrin veprimet e duhura. Ne do ta shikojmë këtë nga afër.
“Forcimi i institucioneve demokratike dhe lufta ndaj korrupsionit janë prioritetet e SHBA në Shqipëri. Ne mirëpresim vijimin e komisionit parlamentar për inceneratorët. (1/2) https://t.co/o0tk6lTAvp
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) February 4, 2022