Në 24 orët e fundit India ka raportuar 314,835 raste të reja të koronavirusit, shifra më e lartë në tërë botën, duke e bërë atë vendin e parë në botë për infeksionet ditore. Duke e përkeqsuar situatën India raportoi 2,104 vdekje në të njëjtën ditë duke shënuar një tjetër rekord për vendin. Për sa i takon rasteve totale të infeksioneve në Indi, numri është rreth 16 milion të infektuar, vendi i dytë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
India është në afërsi të një vale të dytë të COVID-19dhe mungesa e oksigjenit po rrit më shumë frikën që sistemi shëndetësor i mbingarkuar i vendit të shembet. Kjo krizë e rëndë shëndetësore dhe shoqërore ka bërë që gjykata më e lartë e Delhit të kritikojë publikisht qeverinë qendrore për menaxhimin e saj të pandemië.
Duke përkeqsuar situatën është fakti që variantet e reja të koronavirusit po vazhdojnë të përhapen me shpejtësi të madhe rreth botës dhe deri më tani 3 prej tyre janë shfaqur në Indi. Analistët parashikojnë që nëse shteti nuk vepron menjëherë duke vendosur një karantinë të rreptë dhe disiplinore vendi do të bie në një krizë akoma më të madhe.