INDONEZI- AstraZeneca ka mohuar të gjitha pretendimet e shtetit të Indonezisë se vaksina është e përbërë me mish dërri. Reutersshkruan se kjo përgjigje e AstraZenecës ka ardhur për shkak se i gjithë populli i Indonezisë ka refuzuar marrjen e vaksinave për shkak të aludimeve se ajo ka në brendësi pjesë nga pankreasi i dërrit.
Drejtori indonezian i AstraZenecës, Rizman Abudaeri në një deklaratë tha se vaksina në asnjë fazë nuk është krijuar me produkte të mishit të dërrit apo të ndonjë kafshe tjetër.
“Në të gjitha fazat e procesit të prodhimit, kjo vaksinë e vektorit të virusit nuk përdor dhe nuk bie në kontakt me produkte të derrit ose produkte të tjerë të kafshëve,” tha ai.
Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Indonezi janë regjistruar 1,460,184 persona me Covid, ndërsa 39,550 të tjerë kanë humbur jetën.