Mjeku i njohur në vend, Arjan Harxhi është infektuar me Covid-19 dhe është dërguar për kurim në Turqi.
Mësohet se mjeku infeksionist ka rezultuar i prekur nga koronavirusi dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në shtetin turk.
Arjan Harxhi është edhe drejtues i spitalit COVID-3, ku kujdesej për të infektuarit e tjerë, por siç duket sëmundja e ka prekur edhe atë vetë.
Nga ana tjetër, bilanci i Covid-19 në Shqipëri ka shënuar rritje. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë shtatë pacientë me Covid-19 dhe janë regjistruar 725 raste të reja me Covid-19.