LONDËR – Vetëm një ditë pasi deklaroi fundin e të gjitha masave Covid të prezantuara për të luftuar variantin Omicron, mediat britanike njoftojnë se vajza 6-javëshe e Kryeministrit britanik, Boris Johnson qenka e infektuar me Covid, ndërsa shtojnë se tani po shërohet.
Daily Mail ka konfirmuar lajmet e disa ditëve më parë se njëri nga pjesëtarët e familjes së Johnson ishte i sëmurë me Koronavirus, por nuk dihej ekzaktësisht se kush ishte.
Thursday's @DailyMailUK #MailFrontPages pic.twitter.com/tAoTYvrmN8
— Daily Mail U.K. (@DailyMailUK) January 19, 2022
Johnson njoftoi dje se hoqi të gjitha masat për të luftuar Omicron-in (mbajtja e detyrueshme e maskave në transportin publik dhe në dyqane, udhëzime për të punuar nga shtëpia dhe certifikatat e vaksinave) nga java e ardhshme. Kryeministri njoftoi gjithashtu se kërkesa ligjore për personat me koronavirus për t’u izoluar do të lejohej të hiqet më para datës së caktuar.