Është infektuar me koronavirusi ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca.
Lajmin e bën të ditur vetë ambasadori, i cili shkruan në “Twitter” se pas bërjes së testit, është konfirmuar pozitiv me Covid-19.
“Pas marrjes së testit, sot mora konfirmimin se rezultova pozitiv ndaj Covid-19. Jam mirë me shëndet, ashtu si dhe familja ime. Unë jam në vetëizolim në shtëpinë time nga ku do të vazhdoj të ndjek nga afër punën e përditshme të Delegacionit të BE në Tiranë. Mbani veten të shëndetshëm dhe qëndroni të sigurt”, shkruan ambasadori Soreca.