Deputeti socialist i Beratit, Fadil Nasufi është infektuar me Coronavirus. Mësohet se deputeti Nasufi kishte disa ditë që kishte shfaqur shenja të infektimit dhe ishte karantinuar në banesën e tij në Berat.
Nasufi kishte bërë tamponin dhe përgjigjia e tamponit rezultoi “pozitive”, ndërkohë që mësohet se deputeti Nasufi është në gjendje të mirë shëndetësore. Covid-19 nuk ka ndalur infektimet edhe në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të qarkut të Beratit.
Mes të infektuarve janë: 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Hinkë, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Dyshnik 1 sanitare në shkollën e mesme “Kristaq Capo” në Berat. Infektime janë regjistruar edhe sot brenda Spitalit Rajonal të Beratit?ku është konfirmuar “pozitive” një sanitare në Repartin Infektiv të këtij spitali.
Edhe 2 shofera institucionesh janë konfirmuar “pozitiv” me Covid-19,ndërkohë që i infektuar ka rezultuar edhe një inxhinier nafte në qytetin e Kuçovës. Ndërkohë që infektimet me Coronavirus kanë njohur rritje nga ditë në ditë gjatë muajit të fundit në qarkun e Beratit,numri i rasteve aktive ka arritur në 566.