• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Inflacioni në Gjermani në nivelin më të lartë që prej 70 vjetësh

30/09/2022
in Botë
0
Inflacioni në Gjermani në nivelin më të lartë që prej 70 vjetësh

Inflacioni në Gjermani ka arritur nivelin më të lartë që prej 70 vjetësh. Nxitur nga çmimet e energjisë dhe ushqimeve për konsumatorët rritja e çmimeve në shtator kundrejt të njëjtit muaj një vit më parë ishte 10,0 përqind, vuri në dukje Enti Federal i Statistikave. Në gusht rritja ishte 7,9 përqind.

Ekonomistët edhe në muajt e ardhshëm llogarisin me kuota rritjeje. Kuota inflacioni si aktualisht nuk ka pasur asnjëherë në Gjermaninë e ribashkuar. Në landet perëndimore të federatës janë regjistruar rritje me dhjetë përqind në fillim të viteve 1950, megjithatë me kalimin e kohës metodologjia e matjes ka ndryshuar.

Kuotat e larta të rritjes së çmimeve dobësojnë fuqinë blerëse të konsumatoreve dhe konsumatorëve, të cilët mund të blejnë më pak me një euro. Raporti financiar mes të ardhurave dhe shpenzimeve të njerëzve tkurret.

Sipas një sondazhi të Shoqatës së Tregtisë në Gjermani (HDE) 60 përqind e konsumatorëve rezervohen në blerje. Për muajt e ardhshëm madje 76 përqind e të anketurave thonë, se blejnë më me kursim. „Shumë ekonomi shtëpiake janë të detyruara aktualisht që të paguajnë më shumë para për energjinë si dhe u duhet të llogarisin me rritjen e vlerës së pagesave të energjisë për ngrohjen. Si rrjedhojë atyre u duhet që të kursejnë fillimisht që të mund të blejnë diçka të re”, shpjegon Rolf Bürkl, ekspert i GfK, Instituti për Studimet e Konsumit në Nyrnberg. Kjo ka pasoja për ekonominë më të madhe të Europës, sepse konsumi privat është një ndër shtyllat e rëndësishme të koniunkturës.

Energjia dhe ushqimet me çmime shumë të larta

Prej muajsh energjia dhe ushqimet janë faktorët që nxisin rritjen e çmimeve. Sulmi rus ndaj Ukrainës si dhe vështirësitë me furnizimet e kanë ashpërsuar situatën gjithësesi të tensionuar. Në shtator energjia kushton 43,9 përqind më shumë se një vit më parë, ushqimet janë shtrenjtuar me 18,7 përqind. Në raport me një muaj më pare në shtator çmimet u rritën me 1,9 përqind. Në muajin gusht aboneja mujore e qarkullimit urban prej 9 eurosh si dhe masat lehtësuese të ndërmarra nga qeveria gjatë mujave të kaluar si p.sh. skontoja për karburantin e amortizuan disi situatën. Afati për të dyja këto masa lehtësuese mbaroi në gusht. Qeveria po planifikon lehtësime të reja. Pensionistët dhe studentët do të marrin një pagesë për përballimin e çmimit të energjisë. Ndihma për fëmijët do të rritet në fillim të vitit të ardhshëm.

Rritjen e çmimit të gazit qeveria do ta zbusë me frenimin e rritjes. Edhe në nivelin e Bashkimit Europian po diskutohen masa të tilla. Të premten (30.09) takohen në Bruksel ministrat e Energjetikës të vendeve të BE-së. Banka Qendrore Europiane (BQE), e cila pas një ngurrimi të gjatë po rrit interesat e depozitave në përpjekje për të përballuar inflacionin rekord me  synim të arrijë afatmesëm për eurozonën një stabilitet të çmimeve. Inflacioni në zonën e përbashkët monetare në gusht, sipas të dhënave të fundit, arriti një vlerë rekord. Kundrejt të njëjtit muaj të një viti më parë çmimet për konsumatorët u rritën me 9,1 përqind. Kjo është kuota më e lartë e inflacionit që nga viti 1999 kur euro nisi të përdoret si monedhë reference./ DW

Tags: Gjermaniinflacioni
Previous Post

Presidenti Begaj pret ambasadoren e SHBA-ve, Kim: Biseduam për çështje të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh

Next Post

Mblidhet sot Forumi për Menaxhimin e Mbetjeve, i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Mblidhet sot Forumi për Menaxhimin e Mbetjeve, i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama

Mblidhet sot Forumi për Menaxhimin e Mbetjeve, i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • PAMJET nga rruga e Lumit të Vlorës/ Deputeti Sinaj: Projekti më i madh i realizuar ndonjëherë në këtë zonë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.