Tiranë- ILD i propozon ministres ndryshime ligjore për kushtet apo kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët, për shkak se kushtet aktuale nuk i plotëson askush.
Kujtojmë që për tu emëruar inspektor në ILD duhet të plotësosh kushtet njësoj si për Gjykatën e Lartë. Kujtojmë që ILD duhet të ketë 24 inspektorë, ndërkohë që ka vetëm 1.
“Gjatë punës 10 mujore janë evidentuar disa problematika, ku njëra prej tyre lidhet me garantimin e funksionimit të ILD duke plotësuar vakancat për inspektorë, po ashtu kërkohet trajtimi i njëjtë financiar i inspektorëve magjistratë dhe jo magjistratë si dhe rregullim i marrëdhënies së ILD-së dhe inspektorëve gjatë fazës së verifikimit të ankesave, hetimit disiplinor dhe inspektimit”,– thuhet në letrën e ILD.