Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë në Tiranë, ku do të pritet nga Kryeministri Edi Rama. Zyrtari i lartë europian do të pritet nga Rama në orën 10:15.
Ndërsa në orën 10:30, do të zhvillohet takimi me dyer të mbyllura i dy delegacioneve. Në orën 11:15 do të zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp mes Michel dhe kryeministrit Rama.
Vizita e zyrtarit të lartë të Bashkimit Europian vjen në një kohë kur po shtohet presioni për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nga vendet e BE.