Bruksel- Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se kanë lajme të mira nga Brukseli.
Në postimin e Facebook, Balla dukej tepër entuziast për takimin me presidentin e PE, David Sassoli, ku u shpreh se ‘ ka lajme të mira’.
Mesazhi i Ballës
Sot në Këshill, Parlament dhe Komision. Shumë i nderuar të takohemi përsëri në Parlamentin Europian me Presidentin e Parlamentit Europian David Sassoli, Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos (Grupi Socialist dhe Demokrat), me Zëvendës Presidentin e Grupit të Partive Popullore Europiane Andrei Kovatchev dhe me Kryetarin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocijimit BE-Shqipëri Manolis Kefalogiannis. Lajme shumë të mira kemi sot