Interi fiton Kupën e Italisë pas një ndeshje vërtetë plot emocione, polemika dhe gola kundër rivalëve të përjetshëm të Juventusit.
Zikaltrit fituan në kohën shtesë me rezultatin 4-2, pasi 90 minutat e para mbaruan ne barazim 2-2. Interi kaloi e para në avantazh pas 6 minutash me një aksion personal të mesfushorit Barella, që lëshoi një predhë të pakapshme për portierin Perin. Por reagimi i Juventusit ishte ai i Juventusit të viteve të kaluara. Në fillim një gol i Alex Sandro, n minutën 50, ku faj kishte edhe portieri i Interit Handanovic, dhe 2 minuta më vonë një kundërsulm vrastar i realizuar nga Vlahovic çojnë torinezët në avantazh.
Në minutën 80, pas disa minutash presioni, një penallti ndaj Lautaro Martinez realizohet nga turku Calhanoglu, m et ecin mbyllen 90 minutat. Në kohën shtesë, Interi kalon në avantazh serish me penallti, për një faull të holandezit De Ligt në zonën e rreptësisë ndaj bashkatdhetarit De Vrij. Golin e realizon Ivan Perisic, më i miri në fushën e blertë, që pak minuta më vonë vulos rezultatin me një gjuajtje nga larg.