Covid19 nuk i ka shqetësuar aspak çiftin, Chris Dominguez dhe Ieniedra Badri të cilët vijojnë turin e tyre nëpër botë teksa këtë herë ishte momenti për të shijuar Vlorën e bukur.
Çifti mjaft simpatik me djaloshin nga Arizona dhe vajzën nga Holanda kanë përshkuar disa nga qytetet e Shqipërisë. Kjo është hera e parë në këtë vend, i cili u ka lënë shumë mbresa e do të donin ta vizitonin sërish. Chris dhe Ieniedra pranuan me kënaqësi një intervistë për Alba News ku rrëfyen eksperincën e parë në Shqipëri, si dhe jetën e tyre nëpër botë.
Djaloshi, Chris Dominguez shprehet:
” Unë vij nga Arizona dhe kjo është hera ime e parë në Shqipëri. Më pëlqen shumë ky vend, natyra, fermat e ndryshme, më pëlqen mënyra e jetesës, kafshët të cilat lëvizin të lira nëpër rrugë. Njerëzit mund të jenë të sertë, por ata na kanë mikpritur dhe falur ngrohtësi. Kemi 1 javë që qëndrojmë në Shqipëri, ishim duke shkuar në Greqi. Nuk jam aspak i frikësuar në coronavirus. Kemi udhëtuar përgjatë Kroacisë,më pas në Mal të Zi dhe tani në Shqipëri.
Në Shqipëri kam gjetur gjithçka, ngrohtësi, çmime të ulta, por ajo ç’ka bie në sy është krenaria që ky popull ka për identitetin e tij. Kemi nisur turin tonë të udhëtimeve prej tetorit të shkuar, pra 1 vit e 1 muaj, e nisëm nga Hollanda. Të jesh një person që vetëm udhëton është e veçantë, ke vetëm fugonin i cili shërben si shtëpi dhe më pas ushqimet të cilat do të konsumosh.”
Bashkëshortja e tij, Ieniendra shprehet:
“Shqipëria ishte vendi ynë i radhës përgjatë këtij turi. Ajo ç’ka më pëlqen është buzëqeshja e njerëzve, korrektesë e efektivëve të policisë dhe ndihmesat ndaj nesh, por edhe bukuritë që ky vend fal. Mbeturina ngado, ndotje, nëpër plazhe, rrugë, natyrë gjë e cila nuk më pëlqeu aspak. Ndërsa ushqimi ishte shumë i shijshëm, teksa tashmë do të shkojmë drejt Gjirokastrës.”
Në përfundim të kësaj interviste ata kanë dhe një falenderim për Alba News.