• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Investigimi i BIRN/ Si seriali ‘Squid Game’, kultivuesit shqiptarë të kanabisit zhvendosen në Spanjë

04/01/2022
in Sociale
0
Kultivonin drogë në Spanjë, në pranga 6 shqiptarë

Në prill Shkëlqimi – emri i tij është ndryshuar nga redaksia – po bëntë gati valixhet në qytetin e tij të lindjes në Vlorë për të udhëtuar drejt rajonit të Katalonisë në Spanjë.

Miqtë e tij i kishin premtuar punësim në një ‘shtëpi bari’ dhe 15,000 euro për tu kujdesur për katër muaj për bimët e kanabisit – cikli i rritjes nga fidani në paketim.

39-vjeçarit, i cili është pronar i një dyqani të vogël, i tha BIRN se situata e vështirë ekonomike në Shqipëri gjatë pandemisë së COVID-19 e kishta shtyrë ta merrte zeriozisht ofertën. “Gjatë 2020 dhe fillimit të 2021, pandemia ndikoi keq në biznesin tim. Të ardhurat ranë me 80 për qind dhe unë e gjeta veten në një situatë të keqe,” tha ai. Shkëlqimi është një nga mijëra të rinjtë dhe mezoburrat shqiptarë, të cilët janë larguar ose po shqyrtojnë mundësinë të largohen drejt Spanjës, për të punuar në fermat e kanabisit.

Këta burra, të cilët vijnë kryesisht nga bashkitë e Vlorës, Selenicës, Fierit, Mallakastrës, Tepelenës dhe Sarandës, ku kultivimi i kanabisit ka qenë prezent prej dekadash, kanë gjetuar një hapsirë të re kultivimi në Spanjë. Faktorët shtytës për zhvendosjen në Spanjë, sipas të intervistuarve janë, ulja e sasisë së kanabisit të prodhuar në Shqipëri dhe vështirësitë në rritje për ta trafikuar jashtë vendit, të ndërlidhura me efektet negative të pandemisë në ekonominë shqiptare.

Trendi është përshpejtuar edhe nga perceptimi se Spanja ka politika liberale ndaj kultivimit të kanabisit. Punëtorët me eksperiencë në kultivimin e kanabisit janë më të kërkuarit. Megjithatë, vala po merr me vete dhe punëtorë pa eksperiencë, të papunë dhe pa të ardhme – njerëz që kërkojnë një jetë më të mirë.

Disa e konsiderojnë veten investitorë dhe marrin rolin e përgatitjes së infrastrukturës për kultivimin e kanabisit. Shumica janë kultivues dhe e kalojnë kohën brenda ‘shtëpive të barit’ ku kanabisi kultivohet, ose nëpër male, duke kultivuar parcela në qiell të hapur. Të tjerë merren me trafikimin e kanabisit nga Spanja në vende të ndryshme të Europës. “Është si seriali “Squid Game”. Ata që e drejtojnë këtë biznes gjejnë njerëz si puna ime, që janë në një situatë të vështirë ekonomike, me borxhe dhe halle,” tha Shkëlqimi.

Por Shkëlqimi nuk e ka prerë biletën e tij për në Spanjë akoma. Planet e tij filluan të lëkundeshin kur i tha së ëmës dhe të vëllait për vendimin për tu zhvendosur në Spanjë. Ato u bënë shumë merak dhe kërkuan ta mendonte dy herë, duke i ofruar para si ndihmë për të kaluar situatën e vështirë financiare duke qendruar në Shqipëri.

“Po e mbaj pezull vendimin për momentin. Po i jap dyqanit tim pak më shumë kohë, për të parë nëse do eci,” tha ai.

Por ai akoma mban kontakte me miqtë e tij në Spanjë, përshirë një 27-vjeçar nga Tepelena, i cili tani po punon në një shtëpi bari në periferi të Barcelonës. Dy burrat shkëmbejnë mesazhe në rrjetet ‘Signal’ dhe ‘Facebook Messenger’. “Ai do gjithmonë të shkëmbejë mesazhe sepse është i izoluar brenda një apartamenti të vogël gjatë gjithë ditës. Më dërgon foto të bimëve [të kanabisit] duke u rritur, por gjithashtu ‘meme’ dhe video për të qeshur,” tha Shkëlqimi.

Pandemia e re

Alketa Lamani, një manaxhere projektesh në Qendrën Rinore në Vlorë, e krahason eksodin e të rinjëve nga Vlora drejt Spanjës me një pandemi të re që e ka prekur zonën. Lamani punon me programe që synojnë të ulin rrezikun e të rinjëve nga krimi i organizuar dhe ka frikë se trendi i tanishëm do të ketë efekte negative në jetët e tyre.

“Të rinjtë nga zonat urbane dhe rurale po marrin pjesë më pak në programet tona. Ato janë janë tashmë në Spanjë, ose ëndërrojnë të shkojnë atje. Në rrugët dhe kafenetë e Vlorës shohim më pak të rinjë se më parë. Një zinxhir emigrimi i paligjshëm është krijuar, i cili është i rrezikshëm,” tha ajo.

Policia spanjolle e ka vënë re trendin gjithashtu. Me 19 nëntor, ajo bastisi 42 adresa na Kataloni, duke zbuluar 51 ‘ferma kanabisi’ dhe arrestoi 107 të dyshuar. Shumica ishin shqiptarë. Megjithatë, policët spanjollë nuk janë shqetësimi kryesor i kultivuesve shqiptarë. Iliri, 27-vjeç – emri është ndryshuar – shpenzoi 5 muaj në Spanjë në vitin 2021. Tani punon si kamarier në një bar-kafe në periferi të Vlorës, edhe pse miqtë i kishin premtuar 3 mijë euro në muaj për të qendruar në Spanjë.

“Ata më thanë se edhe në qoftëse policët e bastisin apartamentin, si i proceduar për herë të parë si kultivues, autoritetet do më jepnin një dënim të lehtë. Bonus është premtimi që bosët e kanabisit do na japin paratë kur të dalim nga burgu, në qoftë se arrestohemi,” ai i tha BIRN.

Kultivimi i kanabisit në Shqipëri më i vështirë

Për gati tre dekada, Shqipëria ishte një nga prodhuesit më të mëdhenj të kanabisit të paligjshëm që rritet jashtë. Disa gjenerata shqiptarësh tashmë kanë eksperiencë, jo vetëm në kultivimin e bimës, por edhe në trafikimin e saj në Europë dhe përtej. Në vitin 2016, kur kultivimi i kanabisit arriti kulmin në Shqipëri, njerëz nga shtresa të ndryshme të shoqërisë u përfshinë në këtë aktivitet, duke e parë si një mundësi për të bërë ca para shtesë.

Megjithatë, pas vitit 2017 e në vazhdim, autoritetet dhe policia shqiptare e ashpërsuan luftën kundër kultivimit të drogës, duke e ulur ndjeshëm nivelin e prodhimit.

Gjatë një konference për shtyp me 10 dhjetor, së bashku me Guardia di Finanza, drejtori i përgjithshëm i policisë shqiptare, Gledis Nano, e trumbetoi suksesin e përbashkët për uljen e nivelit të kultivimit të kanabisit në vend. Ai gjithashtu, nënvizoi uljen e kapjes së kanabisit shqiptar në Itali. Në vitin 2021 nuk ka patur raste trafikimi. Kjo nuk do të thotë se kultura e kultivimit të kanabisit nga shqiptarët është zhdukur. Një pjesë ekziston akoma në vend, kur se pjesa tjetër është zhvendosur në vende të tjera, kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE.

Ndërsa trafikimi në Mbretërinë e Bashkuara konsiderohet i shtrenjtë dhe disa vende të BE-së, si Belgjika dhe Hollanda, kanë vendosur ndëshkime penale më të forta për kanabisin e paligjshëm, Spanja shihet si një opsion më i mirë, dhe shumë vetë po vërshojnë drejtë kësaj mundësie.

Jeta e vështirë e një kultivuesi në Spanjë

Jo të gjithë janë të vetdijshëm për sakrficat që duhet të bëjë një kultivues kanabisi. Iliri arriti në Kataloni në mars për kultivuar kanabis në fushë, pasi miqtë e tij i kishin siguruar një vend në një zonë kodrinore afër Gironas.

Aty gjeti 10 djem të rinjë nga Tepelena, Vlora dhe Mallakastra, shumica me eksperiencë në kultivimin e kanabisit në Shqipëri.

“Në fillimin duhet të përgatisnim fidanët dhe terrenin për kultivim, duke hapur rrëke uji dhe duke bërë punë të tjera të rënda. Ishtë e vështirë, pasi flenim në tenda, në një terren të vështirë me baltë,” kujtoi ai.

Pas tre muajsh, ai i tha miqve që ishin investitorët në plantacion ta zhvendosnin, pasi nuk e përballonte dot punën jashtë, dhe ata i ofruan punë në një ‘shtëpi bari’ në Barcelonë. Por edhe kjo e fundit nuk ishte punë e lehtë.

“Në momentin që arrita atje, bimët donin dhe një muaj që të korreshin dhe era që lëshonin ishte e padurueshme,” tha ai. “Ne nuk lejoheshin të dilnim jashtë më shumë se dy-tre orë në ditë. Unë isha dru non-stop dhe fillova tu bëhesha me ankth,” shtoi Iliri.

Ai theksoi se kishte armë në të dyja vendet ku kishte punuar. Jo për të sulmuar dikë, por për të mbrojtur kanabisin nga grupe shqiptarësh, ose kriminelë marokenë dhe algjerianë që vidhnin.

Ai u kthye në Vlorë me një ekspulsë 5-vjeçare nga zona ‘Schengen’ në pasaportë, pasi kishte qëndruar më gjatë se afati i lejuar. Iliri ndjehet i zhgënjyer nga e gjithë eksperienca. Sipas Alketa Lamanit, nga Qendra Rinore në Vlorë, eksperienca ka qenë traumatike për shumë të rinjë që kanë shkuar në Spanjë.

“Pasi kthehen, i duhen muaj të tërë rehabilitimi, pasi bëhen të varur nga kanabisi dhe të distancuar nga shoqëria,” tha ajo. Ajo beson se shumica e emirgantëve, në mënyrë të veçantë të rinjtë, nuk janë të përgatitur për vërshtirësitë me të cilat do të përballen në Spanjë, ose pasojat që kjo eksperiencë do të ketë në jetët e tyre. “Ne duhet të bëjmë më shumë. Institucionet duhet të zgjohen nga letargjia dhe të krijojnë vende pune në Shqipëri, për atë të rinjë që janë në rrezik të shfrytëzohen,” përfundoi ajo. /BIRN

Tags: albanewsinvestigimi i birnkultivuesit shqiptaresquid game
Previous Post

Behigje apo Beatrix Ramosaj? Alban Ramosaj reagon pas spekulimeve për emrin e këngëtares

Next Post

Plagosja tek ‘Ura e Bunës’! U qëllua pas shpine me silenciator, 34-vjeçari: Erdha në Spitalin e Lezhës, ndihesha më i sigurt

Related Posts

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë më 2022, gjysma nga Kosova, rriten me 40% ikjet e shqiptarëve jashtë

7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë më 2022, gjysma nga Kosova, rriten me 40% ikjet e shqiptarëve jashtë

28/01/2023
Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

Vendet me peizazhin më piktoresk në Evropë, Shqipëria në vendet e para!

28/01/2023
Travel of Path: Shqipëria është vendi më i mirë europian për nomadët amerikanë në 2023-in

Travel of Path: Shqipëria është vendi më i mirë europian për nomadët amerikanë në 2023-in

27/01/2023
2558 klasa kolektive në Shqipëri/ 22 mijë nxënës bëjnë mësim të kombinuar

Dita Ndërkombëtare e Arsimit, Kushi: Gjuha shqipe në rrezik, do zhvillojmë konkurs në shkolla, kemi qëllim ruajtjen e saj

24/01/2023
Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

21/01/2023
Next Post
Plagosja tek ‘Ura e Bunës’! U qëllua pas shpine me silenciator, 34-vjeçari: Erdha në Spitalin e Lezhës, ndihesha më i sigurt

Plagosja tek 'Ura e Bunës'! U qëllua pas shpine me silenciator, 34-vjeçari: Erdha në Spitalin e Lezhës, ndihesha më i sigurt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.