Autoritetet iraniane janë gati të ndërmjetësojnë në konfliktin mes Moskës dhe Kievit.
Lajmin e bëri të ditur Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Teheranit, Said Khatibzadeh, për agjencinë ruse Ria Novosti.
“Ne do të jemi në gjendje të kontribuojmë (në zgjidhjen e konfliktit midis Ukrainës dhe Rusisë) sa më shumë që të jetë e mundur dhe për aq sa të dyja palët të jenë gati, Republika Islamike e Iranit, me dëshirën e Zotit, do të fillojë një të re raundin e përpjekjeve të saj për të zgjidhur konfliktin ” tha Khatibzadeh.
Zëdhënësi vuri në dukje se të dyja palët e pranojnë dhe e marrin seriozisht ndërmjetësimin iranian.