Irani ka mohuar zyrtarisht lajmet e publikuara nga zyrtarët amerikanë se po planifikon të ndihmojë me dronë ushtarakë Rusinë për t’i përdorë gjatë luftimeve në Ukrainë.
Sipas ministrit të Jashtëm, Naser Kanani, historia e bashkëpunimit mes Republikës Islamike të Iranit dhe Federatës Ruse në fushën teknologjike ka nisur shumë më herët sesa të fillonte lufta në Ukrainë dhe kohët e fundit nuk kanë shënuar asnjë zhvillim të mëtejshëm.Një ditë më parë, këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, u shpreh se Rusia do të merrte shumë dronë nga Irani, madje ky i fundit do të trajnonte dhe ushtarët rusë për përdorimin e tyre. Dronët janë kthyer në armët më efektive gjatë luftimeve në Ukrainë, pasi të dyja palët kontrollojnë lëvizjet e njëra-tjetrës për të korrigjuar në këtë mënyrë dhe objektivin për të sulmuar.