SHBA- Ish-bashkëshortja e miliarderit Jeff Brezos, MacKenzie Scott i ka dhënë fund beqarisë së saj. BBC shkruan se Scott është martuar me një mësues shkencash, Dan Jewett në shkollën e fëmijve të saj.
Bezos për këtë ka thënë se është i lumtur për të dy ata dhe se Dan është një djalë i mirë.
“Dan është një djalë kaq i mrekullueshëm dhe unë jam i lumtur dhe i ngazëllyer për të dy,” tha Bezos.
Pasuria e MacKenzie Scott pas ndarjes me Jeff Bezos vlen 53 miliardë dollar sipas Forbes. Scott ishte e martuar Bezos për 25 vite dhe se e ndihmoi atë që të krijonte Amazon në vitin 1994.